Hoeness për Musiala: Jemi përballë një dileme, sëmundja e tij nuk është e lehtë të shërohet

9 Nëntor 2026
9:38
Alfred Lleshi
back button

Situata e Jamal Musialës shkakton shqetësim të madh në Mynih. Të fikëtit e papritur që pësoi futbollisti gjerman gjatë verës zbuluan një problem shëndetësor të njohur deri atëherë vetëm nga Bayerni dhe rrethi i tij i afërt.

“Jam diagnostikuar me episode të shkurtra dhe të përkohshme epilepsie, të shkaktuara nga një mosfunksionim neurologjik”, – kishte shpjeguar Musiala në rrjetet sociale, pas episodit të dytë.

Presidenti i nderit i Bayernit, Uli Hoeness, ka shprehur shqetësimin për të ardhmen e tij: “Jemi përballë një dileme me të. Vuan nga një sëmundje që nuk është e lehtë të shërohet”.

Musiala vazhdon t’iu nënshtrohet kontrolleve të rregullta, por Hoeness ngre pikëpyetje nëse ai do të rikthehet në nivelin e mëparshëm: “Nuk e dimë nëse do ta rifitojë ndonjëherë formën që kishte”.

Megjithatë, Hoeness këmbëngul se klubi duhet ta mbështesë dhe t’ia respektojë plotësisht kontratën: “Imagjinoni sikur Bayerni të vinte tani në diskutim kontratën e tij, duke thënë se ajo që mund të bëjë aktualisht nuk përputhet me kushtet e saj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit