Aktualitet Politikë

Kuvendi rinis punën për formulën e re të votimit për këshillat bashkiakë!

Kuvendi i Shqipërisë sot rifillon punën për Reformën Zgjedhore, pas muajve pezullim. Komisioni i Posaçëm do të rishikojë formulën e përfaqësimit në Këshillat Bashkiakë, pas ndarjes së re territoriale. Mbledhja mbahet në orën 13:00.

Palët duhet të adresojnë edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it e Komisionit Europian për një reformë të thellë zgjedhore që nuk duhet të përfshijë vetëm dy partitë e mëdha PD-PS, por edhe partitë e tjera.

Propozimi i PD-së është për lista 100% të hapura, edhe në zgjedhjen e këshillave bashkiakë. Socialistët ende nuk kanë një propozim mbi sistemin zgjedhor, por paralajmëruan se nëse nuk gjendet një rrugë e dakordësuar do të vijojnë të vetëm reformën.

Në fund të muajit, komisionit i përfundon mandati dhe maxhoranca ka paralajmëruar se nuk ka shtyrje.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.