Tenerife do të mbështesë vajzën e futbollistit të ndjerë deri në moshën madhore

Klubi spanjoll Tenerife është angazhuar të ndihmojë financiarisht Carla-n, vajzën e futbollistit të ndjerë Jesús de Miguel. Sulmuesi humbi jetën të martën e kaluar, një ditë pasi u përplas me portierin kundërshtar gjatë një ndeshjeje kampionati.

Carla është një vjeç e katër muajshe. Tenerife ka premtuar se do t’i qëndrojë pranë dhe do ta mbështesë financiarisht të paktën derisa të mbushë 18 vjeç. Drejtori ekzekutiv i klubit, Antonio Manuel Porro Granados, e konfirmoi angazhimin në një intervistë për “The Athletic”.

Të lidhura

None found

Propozimi erdhi nga pronari kryesor i Tenerifes, Rayco García. Ai e njoftoi vendimin të shtunën, gjatë ceremonisë së lamtumirës për De Miguelin në stadiumin “Heliodoro Rodríguez López”. Sipas Granados, klubi dëshiron ta ndihmojë familjen edhe përtej detyrimeve të tij ligjore.

Në ceremoni, García tha se Carla nuk do të mbetet vetëm dhe se të gjithë do të kujdesen për të deri në moshën 18-vjeçare. Ai u zotua që asaj të mos i mungojë asgjë, duke shprehur dëshirën që vajza të mund ta shohë ishullin me buzëqeshje.

Granados shpjegoi se synimi është që vajza të ketë pranë gjithë familjen e Tenerifes, të paktën deri sa të arrijë moshën madhore. Ai theksoi se nisma e Rayco Garcías gëzon mbështetjen e plotë të klubit.

Tenerife po shqyrton edhe forma të tjera ndihme financiare për familjen e De Miguelit, në mënyrë që t’ia lehtësojë, të paktën në aspektin material, pasojat e tragjedisë.

Veçmas kësaj nisme, ish-futbollisti i Tenerife-s, Fran Sol, ka organizuar një fushatë humanitare. Deri të dielën, ajo kishte mbledhur më shumë se 150 mijë euro. Mes atyre që kanë dhuruar janë edhe futbollistët e Spanjës, Alvaro Morata dhe Álex Baena.

Jesús de Miguel u lëndua rëndë në ndeshjen e kampionatit spanjoll mes Tenerifes dhe Andorrës. Në minutat shtesë, ai u përplas me portierin kundërshtar, JesUs Owon, dhe mbeti i palëvizshëm në fushë.

Stafi mjekësor i dha ndihmën e parë në stadium, përpara se futbollisti të dërgohej në spital. Ai ndërroi jetë të martën, një ditë pas ndeshjes. Vdekja e tij solli pikëllim dhe reagime të shumta në futbollin spanjoll.

Në ceremoninë e lamtumirës që Tenerife mbajti të shtunën në stadiumin e saj morën pjesë familjarë, bashkëlojtarë, tifozë dhe përfaqësues të klubeve të tjera spanjolle. Të pranishëm ishin Emilio Butragueño si përfaqësues i Real Madridit, Rafael Gordillo nga Betisi dhe Marcos Senna nga Villarreali.

Kapiteni i Tenerifes, Enric Gallego, nuk i mbajti dot lotët gjatë fjalimit të tij. Duke iu drejtuar familjes së De Miguelit, ai e siguroi se nuk do të jetë kurrë vetëm dhe se do ta ketë gjithmonë pranë familjen e saj të dytë, atë të Tenerifes.


Shtuar më 9.11.2026 08:31

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary