Prishtina e ka mposhtur Vushtrrinë me vështirësi me rezultatin 2:1 dhe është shkëputur në krye në Superligës së Kosovës.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas i takoi xhiros së 13-të.
Sulmuesi Rin Ahmeti shënoi për 1:0 në minutën e 28-të. Ai shënoi gol të bukur nga afërsia.
Prishtina i dyfishoi shifrat në minutën e 49-të me golin që e realizoi Assabe Diatta në minutën e 49-të.
Vushtrria e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 79-të me golin që e realizoi Urim Statovci, por goli i qendërsulmuesit nuk mjaftoi pasi që në fund fitorja shkoi për klubin nga kryeqyteti.
Edhe
Prishtina vazhdon me fitore, vendos supergoli i Krasniqit
Për Prishtinën ishte fitorja e dhjetë e edicionit. Ka edhe dy barazime dhe një humbje. Është në pozitën e parë me 32 pikë.
Ka pesë pikë më shumë se Malisheva që renditet në pozitën e dytë.
Drita ka 24 pikë në pozitën e tretë.
Vushtrria mbetet në pozitën e fundit me tri pikë.
Vushtrria ngushton rezultatin
Vushtrria e ka ngushtuar rezultatin në 2:1 ndaj Prishtinës. Urim Statovci ishte realizatori i golit në minutën e 79-të.
Prishtina dyfishon shifrat, shënon Diatta
Edhe
Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere
Prishtina i ka dyfishuar shifrat ndaj Vushtrrisë. Për 2:0 realizoi Assane Diatta në minutën e 49-të.
Prishtina në epërsi pas pjesës së parë
Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Vushtrrisë.
Rin Ahmeti e realizoi golin e epërsisë për klubin nga kryeqyteti në minutën e 28-të.
Vushtrria ndeshjen si vendas po e luan në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Ky ballafaqim i takon xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës.
Edhe
Prishtina kthehet te fitorja, Llapi “zhytet” në krizë
Prishtina në epërsi ndaj Vushtrrisë
Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Vushtrrisë. Për 1:0 realizoi Rin Ahmeti në minutën e 28-të.