Leon Frokaj kishte shënuar gol ndaj kampionit të Zvicrës, Thunit, më 9 gusht. Gol të dielën shënoi për St. Gallenin edhe ndaj Luganos, që zë vendin e parë në Superligën helvetike të futbollit.
Për Frokajn ishte goli i dytë në nëntë ndeshje.
Mesfushori 21-vjeçar e shënoi golin e pestë në minutën e 84-t, katër minuta pasi u inkuadrua në fushë në ndeshjen që i takoi javës së 13-të të elitës zvicerane.
St. Galleni fitoi 5:0. I shënoi pesë golat pasi Lugano mbeti me një lojtar më pak në fushë.
Albian Ajeti u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 11-të.
Nga minuta e 76-të për St. Gallenin u paraqit Betim Fazliji.
Edhe
Frokaj i gëzohet golit të parë të sezonit
Te Lugano deri në minutën e 80-të luajti Uran Bislimi, ndërsa në minutën e 65-të në fushë u inkuadrua Ezgjan Alioski.
Lugano mbetet lidere me 34 pikë, kurse St. Galleni ka 22 pikë.