Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shkëlqimi i Asllanit në prag të grumbullimit me Kosovën

Asllani

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka shkëlqyer të dielën mbrëma.

Asllani e shënoi golin e parë këtë edicion në Bundesligë të Gjermanisë me fanellën e Hoffenheimit. Realizoi në fitoren 2:1 ndaj Schalkes, në kuadër të xhiros së nëntë të elitës së futbollit gjerman.

Asllani e realizoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 10-të, në ndeshjen e tij të 50-të në Bundesligë. Në golin e shënuar nga Asllani, rëndë gaboi portieri i Schalkes, Loris Karius. 

Në pjesën e parë, Hoffenheimi e shënoi edhe golin e dytë.

Në minutën e 26-të, Asllani pranoi një top në afërsi të zonës së Schalkes, shërbeu bukur për Tim Lemperle i cili me lehtësi mposhti Kariusin për 2:0.

Edhe Asllani tregon se çfarë i mungon Hoffenheimit Futboll Asllani tregon se çfarë i mungon Hoffenheimit

Për 24-vjeçarin ishte asistimi i katërt, ndërsa ka edhe një gol të shënuar në Ligën e Evropës.
Krahas golit dhe asistimit, Asllani pati edhe disa momente të mira në lojë. Ndër të tjera nga gjuajtja e tij në minutën e 51-të lëndim të rëndë pësuan dy lojtarët e Schalkes.

Portieri Karius nuk arriti ta kap topin e gjuajtur nga Asllani, ndërsa në përplasje me bashkëlojtarin e tij Robin Gosens, lëndoi rëndë hundën. Nuk shpëtoi pa lënduar gjurin edhe Gosens, të cilët u larguan nga fusha në minutën e 52-të. Asllani u vlerësua më i miri i ndeshjes.

Ai nga fusha u largua në minutën e 78-të, ndërsa ndeshjen me notë të lartë e mbylli mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu.

Për Hoffenheimin ishte fitorja e katërt. Hoffenheimi zë vendin e nëntë me 12 pikë. Schalke është në pozitën e 17-të me gjashtë pikë.

Albian Hajdari po i mungon Hoffenhemit për shkak të lëndimit.

Forma e mirë e Asllanit te Hoffenheimi, mund t’i shërbejë shumë Kosovës. Asllani pritet të hënën t’i bashkohet Kosovës në grumbullim për dy ndeshjet e rëndësishme të Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Kosova më 14 nëntor luan ndaj Izraelit në Prishtinë, ndërsa pas tri ditësh në Dublin përballet me Irlandën. Për Kosovën, Asllani në 20 ndeshje ka shënuar pesë gola.


Asllani po shkëlqen në ndeshjen e 50-të në Bundesligë

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, e shënoi golin e parë këtë edicion në Bundesligë të Gjermanisë.
Asllani e realizoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 10-të, në ndeshjen e tij të 50-të në Bundesligë.
Ai e shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 10-të. Shfrytëzoi gabimin e portierin kundërshtar.

Hoffenheimi e shënoi edhe golin e dytë në minutën e 26-të.

Tim Lemperle e shënoi golin për 2:0 me asistim të Asllanit.

Pjesa e parë përfundoi 2:0 në të mirë të Hoffenheimit, ku po paraqitet edhe mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu.

Edhe Momenti brilant i Asllanit nuk i ndihmon Hoffenheimit Futboll Momenti brilant i Asllanit nuk i ndihmon Hoffenheimit

Asllani në formë, pas golit edhe asiston

Pas golit të epërsisë 1:0 të Hoffenheimit ndaj Schalke, Fisnik Asllani ka asistuar për golin e dytë 2:0.
Tim Lemperle e shënoi golin në minutën 26-të.

 

ASISTIMI

 


Fisnik Asllani shënon golin e parë këtë edicion në Bundesligë

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani e ka shënuar golin e parë këtë edicion në Bundesligë të Gjermanisë me fanellën e Hoffenheimit.

Asllani shënoi golin e epërsisë 1:0 për Hoffenheimin ndaj Schalkes.

Ai e realizoi golin në minutën e 10-të.

Ndeshja Hoffenheim – Schalke i takon xhiros së nëntë të elitës së futbollit gjerman.

Edhe Te Hoffenheimi “falënderojnë” Kosovën për Asllanin Futboll Te Hoffenheimi “falënderojnë” Kosovën për Asllanin

Asllani ka edhe tri asistim këtë edicion në Bundeslitë dhe një gol në Ligën e Evropës.


GOLI