Trup i pajetë brenda një valixheje në Athinë, policia nis hetimet për identifikimin e viktimës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar të dielën në mbrëmje në qendër të Athinës, ku trupi i pajetë i një burri është gjetur brenda një valixheje të braktisur në trotuar, në zonën e Agios Panteleimonas.
Sipas informacioneve paraprake, valixhja u zbulua nga një shtetas i huaj, i cili kishte vënë re një erë të fortë dhe njoftoi menjëherë autoritetet.
Në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë, të cilët kryen kontrollin e valixhes në kryqëzimin e rrugëve Alkamenous dhe Charissis. Brenda saj u zbulua trupi i një personi.
Në vendngjarje mbërriti edhe një ekspert i mjekësisë ligjore, i cili do të kryejë ekzaminimin e trupit dhe do të mbledhë prova për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.
Ndërkohë, autoritetet greke kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.



