Barcelona merr një fitore shumë të rëndësishme në ‘Metropolitano’, duke ruajtur kreun e klasifikimit me 33 pikë, tri më shumë se Reali. ‘Blaugranat’ përmbysën Atleticon me dy gola të Fermin, duke e bërë të pavlefshëm golin e Simeones në fillim të takimit.
Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Barcelonës ka nisur me ritëm të jashtëzakonshëm dhe emocione që në minutat e para. Në stadiumin “Metropolitano”, të dyja skuadrat kanë qenë pranë golit, por janë vendasit që kanë kaluar të parët në avantazh.
Që në minutën e 6-të, Julian Alvarez pati një mundësi të artë për të zhbllokuar rezultatin. Sulmuesi argjentinas doli i vetëm përballë portierit, por ky i fundit reagoi shkëlqyeshëm duke ndalur goditjen e tij. Në aksionin pasues, Atletico rrezikoi sërish nga goditja e këndit, me Marc Pubill që goditi fuqishëm me kokë, por topi u përplas në traversë.
Barcelona u përgjigj menjëherë. Në minutën e 8-të, Pedri kontrolloi në mënyrë të shkëlqyer një pasim brenda zonës dhe provoi të dërgonte topin në rrjetë, por edhe tentativa e tij u ndal nga traversa.
Megjithatë, në minutën e 10-të, Atletico Madrid arriti të zhbllokonte sfidën. Julian Alvarez dhuroi një pasim të shkëlqyer për Giuliano Simeonen, i cili nga shumë pranë portës nuk gaboi, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke çuar shifrat në 1-0.
Në fundin e pjesës së parë, Barcelona arrin të reagojë dhe të rikthehet në lojë. Fermin Lopez përfiton nga një top i mbetur në zonën e Atletico Madridit dhe me një goditje të saktë e dërgon sferën në rrjetë, pranë shtyllës së djathtë, duke mposhtur portierin vendas.
Kështu, pas një pjese të parë spektakolare, me raste të shumta dhe dy traversa, Barcelona barazon rezultatin në 1-1 në minutën e 45-të.
Barcelona kalon në avantazh 2-1 ndaj Atletico Madridit. Lamine Yamal dhuron një pasim fantastik në zonë për Fermin Lopez, i cili përfiton nga hapësira dhe me një goditje të fuqishme tokazi dërgon topin në rrjetë.
Fermin bëhet protagonist i madh i sfidës, duke realizuar golin e dytë personal dhe duke përmbysur rezultatin për katalanasit. Pas barazimit në fundin e pjesës së parë, Barcelona tashmë është në avantazh në minutën e 66-të.
© SYRI.net
Juventus shpëton një pikë në Firence, Bremer ndal Fiorentinën në barazimin 2-2
Fabregas e pranon pas humbjes me Interin: Janë të një niveli më të lartë, mund të pësonin ne 9 gola
Interi rikthehet te fitorja, Chivu mposht Comon me golat e Pio Espositos dhe ThuramBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: