“Nëse bie Netanyahu nga froni, lideri i ri i Izraelit është njësoj për Gazën”, profesor Shala ndan detajet

8 Nëntor 2026 | 21:22

Profesori dhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Xhavit Shala i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Izrael dhe nëse kryeministri Benjamin Netanyahu do të largohet nga pushteti. Sipas Shalës, pozita e Netanyahut nuk lidhet thjesht me karrierën e tij politike, por është kthyer në një çështje mbijetese juridike pasi ai akuzohet për krime lufte.

I pyetur nëse një qeveri e re do të ndryshonte kursin e Izraelit, Shala theksoi se pavarësisht rivalitetit politik brenda vendit, linja e përgjithshme strategjike nuk pritet të pësojë një kthesë.

“Çështja Netanjahut është çështje dhe mbijetese jo vetëm politike, por edhe juridike e tij, sepse është person që është në kërkim ndërkombëtar për krimin kundër njerëzimit dhe krimi lufte, por është edhe me probleme brenda.

Akuzohet për disa vepra penale dhe është në proces gjykimi. Pra kjo largimi nga pushteti mund t’i japi rrugë gjykimin sa më shpejt se nuk thotë ai që kam ngjarje pastaj se kështu në disa raste nuk është paraqitur sepse duke justifikuar me çështjet e sigurisë.

Është e rëndësishme të kuptohet një diçka që nuk është se do ketë ndryshime politike nëse nominohet qeveria e re, ndryshime politike por nuk mendoj se do ketë ndryshime të mëdha strategjike. Pse nuk do kenë ndryshime të mëdha strategjike?

Sepse qëndrimi edhe i kryeministrit të nominuar të ri në raport me çështjen palestineze nuk është se ka ndonjë ndryshim në krahasim Netanjahun. Është kundërshtari i Netanjahut por nuk është se është dakort që qeshja palestineze të zgjidhet me dy shtete siç ka qenë deri dje më shumë e nxitur.

Në raport me shtet e tjera do kishte një rivlerësim të edhe të pozitës ndërkombëtare të Izraelit, sepse reputacioni i Izraelit në një farë mënyre ka rënë shumë dhe një qeverisje e re të paktën do ta ndërpriste rënien e mëtutjeshme, pastaj do të shihej raporti që do bënte”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakërohet Rosstat, zbulohen të dhënat: Ja sa rusë kanë humbur jetën në luftë në Ukrainë

Grupet e hakerëve Cyberpartisans BY dhe Silent Crow thonë se kanë hakuar Rosstat dhe kanë numëruar humbjet ruse që nga pushtimi i Ukrainës. Sipas tyre,...
20:38 | 08/11/2026

Araghchi mesazh për Shtëpinë e Bardhë: Koha që të zgjidhni t’i jepni fund luftës ose ta vazhdoni atë

Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi këtë të diele i ka dërguar një mesazh SHBA-së nëse duhet të vazhdojnë bisedimet apo të zgjedhin luftën....
20:18 | 08/11/2026

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane paralajmëron inflacion të lartë eurozonë

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde ka paralajmëruar inflacion të lartë në Europë, ndërsa Banka Qendrore Europiane po shqyrton një tjetër rritje të normave të...
20:03 | 08/11/2026