Për të dytin vit me rradhë në Botërorin e Formula 1, piloti i McLaren Lando Norris, është shpallur fitues i Çmimit të Madh të Brazilit. Britaniku duket se ia ka marrë dorën pistës së Interlagosit edhe pse këtë të dielë gara ishte e mbushur me emocione të shumta për shkak të ndryshimit të shpeshtë të kushteve atmosferike.
Vëmendjen e mori edhe Max Verstappen, i cili zhvilloi një garë të jashtëzakonshme, duke u ngjitur nga fundi i renditjes deri në vendin e dytë. Podiumi u plotësua nga Isack Hadjar, duke i dhënë Red Bull-it dy vende në tre më të mirët.
Kimi Antonelli e mbylli garën në vendin e pestë, në paraqitjen e tij të parë si kampion bote. Megjithatë, piloti italian është nën hetim nga komisarët e garës për një dalje të pasigurt nga bokset gjatë ndërrimit të gomave, çështje që mund të sjellë edhe një penalizim.
Ndërkohë, Mercedes ka siguruar titullin kampion për konstruktorë, ndërsa Ferrari kaloi një fundjavë zhgënjyese. Leëis Hamilton përfundoi në vendin e nëntë, kurse Charles Leclerc në të shtatin, në një garë ku skuadra italiane nuk arriti të rivalizonte për pozitat kryesore.











Komente
Komento