Enis Rexhepi mbërrin në Kosovë: Zgjedhjen e bëra me zemër

Sulmuesi i Stuttgartit, Enis Rexhepi, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Futbollisti i ri do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës dhe, pas mbërritjes, ka folur për faqen zyrtare të FFK-së lidhur me vendimin për të veshur fanellën dardane.

Të lidhura

None found

Rexhepi e ka cilësuar si të lehtë zgjedhjen e Kosovës, duke theksuar se vendimi i tij është marrë nga zemra.

“Ka qenë shumë lehtë të vendos për Kosovën. Kam vendosur me zemër”, ka deklaruar sulmuesi.

Mes arsyeve që kanë ndikuar në këtë vendim, ai ka përmendur edhe bashkëlojtarët shqiptarë që aktivizohen në Bundesligë, si dhe projektin e Përfaqësueses së Kosovës.

“I kam edhe shokët që luajnë në Bundesligë në Gjermani dhe projekti këtu po më pëlqen shumë”, ka thënë më tej Rexhepi.

Sulmuesi i ri është shprehur gjithashtu për garën në repartin ofensiv. Ai ka pranuar se Kosova disponon lojtarë cilësorë, por ka theksuar se do të punojë maksimalisht për të siguruar një vend në formacionin titullar.

“Kosova ka shumë lojtarë të mirë, por unë do ta jap maksimumin që të jem titullar”, ka përfunduar Enis Rexhepi.


Shtuar më 8.11.2026 20:30

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbet