Bardhi kundërshton gjobën 5-milionëshe ndaj 17-vjeçarit: Akt çnjerëzor, Policia ta anulojë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendosjes së një gjobe prej 5 milionë lekësh ndaj një aktivisti 17-vjeçar. Në një prononcim për News24, i mituri tha se familja e tij përballet me vështirësi ekonomike dhe se nëna i ka ndërruar jetë.

Sipas Bardhit, ndëshkimi ndaj të miturit është brutal, mizor dhe i papranueshëm, pasi bëhet fjalë për një fëmijë jetim, të cilin shteti duhet ta mbështesë dhe ta mbrojë.

Të lidhura

None found

Ai i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të revokojë masën administrative të vendosur ndaj 17-vjeçarit.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Vendosja e një gjobe prej 5 milionë lekësh ndaj një fëmije jetim, vetëm për shkak se ka marrë pjesë në një protestë, përbën jo vetëm shkelje të ligjit, por edhe një veprim mizor, çnjerëzor dhe tërësisht të papranueshëm.

Detyra e shtetit është të kujdeset për këtë fëmijë, ta mbrojë dhe t’i sigurojë të drejtat që i takojnë, e jo ta frikësojë, ta gjobisë apo ta ndëshkojë në mënyrë arbitrare.

Duke e dënuar ashpër këtë veprim antihuman, i bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të lërë mënjanë, qoftë edhe për pak çaste, bindjen dhe shërbimin politik ndaj Edi Ramës, të shfuqizojë gjobën ndaj këtij fëmije dhe të dëshmojë se në ushtrimin e detyrës së tij ka ende një grimcë njerëzillëku.

Policia duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe jo pushtetit. Po kështu, shteti nuk mund të shndërrohet në një mjet frikësimi apo ndëshkimi ndaj njerëzve më të pambrojtur.


Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbet