Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin e Krakovit. Presidenti i vendi shpalli dy ditë zie kombëtare për ngjarjen që tronditi vendin, i cili po hetohet nga autoritetet si sulm terrorist. Autori 25-vjeçar Michal Oksinski qëlloi me breshëri plumbash në qendër të qytetit, duke vrarë gjashtë persona. Ndërkohë, autoritetet e vendit zbuluan edhe tre trupa të tjerë të pajetë në apartamentin e 25-vjeçarit: babai i tij 53-vjeçar, nëna e tij 52-vjeçare dhe motra e tij 20-vjeçare, duke e çuar në nëntë numrin e viktimave. Sipas raportimeve fillestare, të tre kishin plagë nga të shtënat me armë zjarri.