Hoqën flamurin gjerman jashtë parlamentit dhe e zëvendësuan me një flamur palestinez, arrestohen tre persona Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara bënë një “hap gjigant prapa në histori” me humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, ndërsa premtoi se partia e tij do të kthehej “më e madhe dhe më e fortë se kurrë”.
“Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori me rezultatet e zgjedhjeve të fundit”, shkroi presidenti amerikan në Truth Social.
“Por mos kini frikë, ne do të kthehemi më të mëdhenj dhe më të fortë se kurrë”, shtoi ai.
Partia Republikane humbi kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, që do të thotë se Donald Trump nuk do të jetë në gjendje të avancojë ligjërisht programin e tij në dy vitet që i kanë mbetur në Shtëpinë e Bardhë.
Pas humbjes në zgjedhje, Trump ka miratuar një qëndrim luftarak kundër shumicës së ardhshme demokrate në Kongres.
Të premten, ai emëroi këshilltarin e tij Stephen Miller, një përfaqësues të së djathtës ekstreme, në pozicionin e shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Të shtunën, ai njoftoi gjithashtu se i kishte ofruar pozicionin e sekretarit së shtypit të Shtëpisë së Bardhë Dana White, presidentit të UFC-së, organizatës kryesore botërore të arteve marciale të përziera (MMA).
Top Channel