“Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanët di të kthehen më të fortë se kurrë Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin e Krakovit. Presidenti i vendi shpalli dy ditë zie kombëtare për ngjarjen që tronditi vendin, i cili po hetohet nga autoritetet si sulm terrorist.
Autori 25-vjeçar Michal Oksinski qëlloi me breshëri plumbash në qendër të qytetit, duke vrarë gjashtë persona. Ndërkohë, autoritetet e vendit zbuluan edhe tre trupa të tjerë të pajetë në apartamentin e 25-vjeçarit: babai i tij 53-vjeçar, nëna e tij 52-vjeçare dhe motra e tij 20-vjeçare, duke e çuar në nëntë numrin e viktimave. Sipas raportimeve fillestare, të tre kishin plagë nga të shtënat me armë zjarri.
25-vjeçari Oksiński, i dyshuar për lidhje me të djathtën ekstreme, hapi zjarr në qendër të Krakovit, qyteti i dytë më i madh në Poloni. Kjo konsiderohet ngjarja më e rëndë në dekada në këtë shtet.
Autori drejtoi një makinë në Sheshin Kryesor të Tregut në Krakov dhe filloi të qëllonte drejt njerëzve të rastësishëm, tha policia. Oficerët më pas qëlluan ndaj tij dhe e plagosën. Po ashtu u konfirmua se viktimat ishin katër gra dhe dy burra, ndërsa mes 16 të plagosurve pati edhe dy oficerë policë, njëri prej të cilëve në gjendje kritike. Policia sqaroi se agresori mbante veshur uniformë ushtarake, por nuk kishte lidhje me ushtrinë. Në automjetin e tij “oficerët e policisë zbuluan armë të tjera zjarri dhe një sasi të madhe municionesh”.
Si pasojë e sulmit të tij në zonë u shkaktua panik i madh dhe njerëzit u panë duke vrapuar.
Top Channel