Një ngjarje e mundshme kriminale u parandalua nga policia në Vlorë mbrëmjen e të shtunës ndërsa në pranga përfundoi një 34-vjeçar. Mario Meçanaj u arrestua nga uniformat blu pasi gjatë patrullimit në lagjen “Uji i Ftohtë”, rreth orës 20:50 të së shtunës, në vendin e quajtur “Rrapi”, punonjësit e Policisë konstatuan një konflikt për motive të dobëta mes të ndaluarit dhe një 41-vjeçari nga Tirana. Efektivët ndërhynë menjëherë ndërsa Mario Meçanaj tentoi të largohej me vrap ndërsa hodhi në rërë dhe një armë zjarri pistoletë të cilën mendohet se do ta përdorete gjatë konfliktit. Arma u sekuestrua nga punonjësit e polciisë bashkë me një përforcues grushti që u gjet në mjetin e 34-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.