Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagoset drejtuesi i motorit
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Fier-Libofshë, në afërsi të fshatit Agim, ku janë përfshirë një autobot që transportonte qumësht dhe një motomjet.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Burime policore bëjnë me dije se drejtuesi i motomjetit dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe dinamikën e përplasjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



