• Kontakt
Sunday, November 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

Fillimi AKTUALITET

“ONE Albania” zhvat klientët me dy agjenci: njera serbo-qipriote, tjetra e lidhur me “IuteCredit”

19:16 : 08/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Pronari i kompanisë telefonike “One Albania”, Gellért Zoltán Jászai, po hetohet në Hungari për dyshime për korrupsion dhe klientelizëm në përfitimin e fondeve, pasurive, koncesioneve dhe licencave shtetërore gjatë qeverisjes së mikut të tij, Viktor Orbán.

Në Shqipëri, ndërkohë, Jászai po zhvillon përmes “One Albania” një operacion për mbledhjen e detyrimeve të pretenduara ndaj abonentëve. Qytetarë dhe biznese po përballen me paralajmërime për ndjekje gjyqësore dhe përmbarimore për shuma që, sipas denoncimeve, nuk mbështeten me dokumente debitore.

“One Albania” ka angazhuar dy kompani për mbledhjen e borxheve, “ODMC Albania” dhe “D&A Fin Partner”. Këto kompani po u kërkojnë klientëve pagesa për detyrime që një pjesë e qytetarëve i kundërshtojnë si të pavërtetuara.

Qendra e Shërbimeve Ligjore Europiane, CELS, e ka denoncuar publikisht këtë praktikë si një skemë zhvatjeje përmes faturimit të detyrimeve fiktive.

Lexo edhe:

“One Albania” në shënjestër për njoftime kërcënuese dhe borxhe fiktive prej 1,000 Lekësh

“200 mijë € investim, por telefonatat jashtë funksionit”/ Klinika denoncon “One Albania”: Po na humb klientët

CELS u ka bërë thirrje bizneseve dhe individëve që kanë kontrata me “One Albania” të mos paguajnë shuma të pambështetura me dokumentacion, të refuzojnë presionet dhe t’i denoncojnë rastet pranë institucioneve përgjegjëse.

Shumë klientë të “One Albania”, të cilët deklarojnë se i paguajnë rregullisht faturat, kanë marrë njoftime të përsëritura nga “ODMC Albania” dhe “D&A Fin Partner”.

Dy shoqëritë po u dërgojnë abonentëve mesazhe dhe shkresa, ku i paralajmërojnë se brenda 10 ditëve mund të përballen me procese gjyqësore dhe përmbarimore.

Në disa raste, kompanitë kërkojnë pagesën e 1000 lekëve për çdo numër telefoni me kontratë. Abonentët që kanë marrë njoftimet pretendojnë se mbeten klientë aktivë dhe i paguajnë rregullisht faturat mujore.

Burime pranë çështjes paralajmërojnë se shumat mund të rriten, ndërsa “One Albania” nuk u ka paraqitur klientëve dokumentacionin që provon origjinën dhe llogaritjen e detyrimeve të pretenduara.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, “ODMC Albania” u regjistrua më 20 prill 2023, me administratore Magdhalini Lena dhe seli në kompleksin “Arlis Square 21”, në Rrugën e Kavajës.

Shoqëria është degë e kompanisë serbo-qipriote “ODM Collections doo Beograd”, me seli në Rrugën “Lomina”, nr. 20, Savski Venac, Beograd. Në strukturën e saj përmenden kompanitë “Ocean Ideas LTD”, “Ocean Roark doo Beograd”, “Nexlify Holdings” dhe “Driftwave LTD”.

Mes pronarëve dhe drejtuesve të “ODM Collections doo Beograd” figurojnë Dejan Vuković, Marin Gligo, Jasna Radovanović, Snežana Stojković, Zhanar Seidakhmetova dhe Malik Kushaliyev.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Pamfleti”, këta persona kanë zhvilluar marrëdhënie ekonomike dhe financiare me Gellért Zoltán Jászain, pronarin e “One Albania”.

Tetë muaj pas regjistrimit të “ODMC Albania” në Shqipëri, konkretisht në dhjetor 2023, pronarët e kompanisë mëmë arritën një marrëveshje me Jászain për blerjen e portofolit të borxheve që abonentët pretendohej se i kishin “One Albania”.

Kompania telefonike ka angazhuar në të njëjtin operacion edhe “D&A Fin Partner”, një emër i përmendur më parë në denoncimet për abuzimet me mikrokreditë dhe mbledhjen e detyrimeve ndaj qytetarëve.

“D&A Fin Partner” është në pronësi të Dritan Abazit dhe Anis Hoxhës. Mbi aktivitetin e saj rëndojnë pretendime për transferime të dyshimta parash, të maskuara si mbledhje borxhesh dhe shërbime të menaxhimit financiar.

Burimet e lidhin kompaninë edhe me pronarin e “IuteCredit”, Akan Ajdini, një tjetër emër i përmendur në çështjet e mikrokredive. Sipas të njëjtave informacione, Ajdini ka bashkëpunuar me rrjetin e lidhur me “One Albania” dhe në operacione financiare që prekin “OTP Bank”.

Në qendër të skemës mbetet një pyetje e thjeshtë: mbi çfarë dokumentacioni po u kërkon “One Albania” abonentëve të paguajnë detyrime që ata thonë se nuk i kanë?

Kompania duhet të publikojë bazën kontraktore, faturat, periudhën e krijimit dhe mënyrën e llogaritjes së çdo detyrimi. Deri atëherë, mesazhet me kërcënime për gjyqe dhe përmbarim nuk provojnë ekzistencën e borxhit. Ato provojnë vetëm presionin ndaj klientëve./Pamfleti

Etiketa: CELSGellért Zoltán JászaiIuteCreditODMC AlbaniaONE Albania“D&A Fin Partner”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“One Albania” në shënjestër për njoftime kërcënuese dhe borxhe fiktive prej 1,000 Lekësh

22:34 : 04/11/2026
AKTUALITET

“200 mijë € investim, por telefonatat jashtë funksionit”/ Klinika denoncon “One Albania”: Po na humb klientët

10:17 : 10/09/2026
AKTUALITET

Hungaria krijon superagjencinë që do të hetojë 4iG-në dhe oligarkët e tjerë

19:44 : 24/08/2026
AKTUALITET

SHBA braktis 4iG, banka e qeverisë amerikane anullon marrëveshjen me pronarin e One Albania

11:40 : 19/08/2026
AKTUALITET

Magyar “shkund” perandorinë e 4iG/ Aksionet e pronarit të One Albania bien me 14.5%

20:43 : 17/08/2026
AKTUALITET

Pas prerjes së fondeve nga qeveria hungareze, oligarku i ONE kërkon kontrata në Shqipëri

20:10 : 03/08/2026

TË GJITHA

“ONE Albania” zhvat klientët me dy agjenci: njera serbo-qipriote, tjetra e lidhur me “IuteCredit”

19:16 : 08/11/2026

Kolapsi i bankës digjitale, si dështoi investimi 47 mln dollarë i OTP Bank në Paraguai

19:13 : 08/11/2026

Goditet rrjeti i drogës në Romë, në pranga 7 persona, mes tyre edhe shqiptarë

18:56 : 08/11/2026

Protestuesit nuk i ndal as shiu, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:39 : 08/11/2026

Aksident në aksin Fier-Libofshë, një i plagosur

18:18 : 08/11/2026

U kap me doza kokaine, shqiptari në Itali përfundon nga arresti shtëpiak në qeli

18:01 : 08/11/2026

Plas sherri mes moderatoreve! Arbana Osmani i kthehet ashpër Ori Nebijajt: T’i më bëre të…

17:46 : 08/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com