Skënderbeu ka arritur një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Dinamo City-n me rezultatin 2-0 në përballjen e vlefshme për javën e 11-të të Abissnet Superiore.
Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj zhbllokoi rezultatin në minutën e 70-të me anë të Nasr, ndërsa në minutën e 85-të ishte Charles ai që vulosi suksesin e korçarëve, duke i dhënë fund shpresave të dinamovitëve për të marrë pikë nga kjo transfertë.
Ky triumf i jep një shtysë të rëndësishme Skënderbeut, që ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe mban vendin e pestë në klasifikim. Nga ana tjetër, Dinamo City e Ilir Dajës mbetet në vendin e tretë me 17 pikë, duke humbur një mundësi të rëndësishme për t’iu afruar kreut të tabelës.