Marco Bezzecchi është fituesi i Çmimit të Madh të Katarit në Botërorin e MotoGP. Piloti italian i Aprilias kaloi i pari vijën e finishit në pistën e Losailit duke regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe të 6 në këtë sezon.
I nisur nga pole position, Bezzecchi e dominoi totalisht këtë garë teksa e mbajti vendin e parë nga fillimi deri në fund duke lënë pas në vendin e dytë Marc Marquez me një avantazh prej 3 sekondash, ndërkohë që podiumin e plotësoi piloti tjetër spanjoll, Raul Fernandez që u rendit në vendin e tretë.
LEXO EDHE: Premier League/ Liverpool rikthehet të buzëqeshë, mposht Crystal Palace në Londër
Një garë të mirë bëri edhe Jorge Martin që u rendit në vendin e shtatë, pavarësisht problemeve fizikë që ka. Përpara tij u pozicionuan Ai Ogura në vendin e katërt, i ndjekur nga italiani Bastianini në të pestin dhe Pedro Acosta në të gjashtin. Dhjetëshen më të mirë të garës e plotësuan Di Giannantonio, Zarco dhe Lecuona.
LEXO EDHE: Video/ Momente paniku në MotoGP, Bagnaia pëson një aksident të frikshëm, dyshohet se humbi ndjenjat
Pas Çmimit të Madh të Katarit, Marc Marquez shkoj në 431 pikë dhe mund të fitojë titullin e tij të 10 botëror në Portimao në fundjavën e 21-22 nëntorit ku spanjollit do t’i mjaftojë të fitojë Garën Sprint në ndalesën e parafundit të Botërorit të MotoGP