Gazetari shqiptar që jeton në New York, Beqir Sina, i ftuar në emisionin ‘SYRI I BOTËS’ në SYRI TV, me moderatoren Dori Daka, komentoi rezultatet e zgjedhjeve në SHBA.
Sipas tij, humbja e republikanëve dhe fitorja e demokratëve nuk përfaqësojnë një zhvendosje të thellë ideologjike të Amerikës drejt së majtës, por një reagim ndëshkues të votuesve ndaj çmimeve dhe inflacionit.
Gazetari shqiptar Beqir Sina, i ftuar në emisionin ‘SYRI I BOTËS’ në SYRI TV, me moderatoren Dori Daka, tha se rezultatet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara nuk duhen interpretuar si një kthim ideologjik i vendit drejt së majtës.
Sipas Sinës, ajo që ndodhi ishte një reagim ndëshkues i votuesve ndaj administratës së Donald Trump, i nxitur nga pakënaqësitë për çmimet e larta, inflacionin, luftën në Iran dhe stilin e qeverisjes së presidentit amerikan.
‘Kjo nuk qëndron fare, pasi Amerika po shkon drejt të majtës, në kuptimin e plotë të fjalës do të thoja unë. Në qoftë se do ta diskutonim në këtë këndvështrim që shkon drejt asaj.
Por do të, duhet të, duhet të kujtojmë atë se ju e përmendët edhe në fillim të kronikës, kur thatë se nga një valë e kuqe u kthye në një valë blu. Nga 2024-a që kishim një valë të kuqe u kthye në një valë blu.
Pra, ajo që ndodhi në këtë zgjedhje ishte ajo që nuk pritej në këtë masë. Por që do të ndodhte, që do të kishin një balancim pushteti, pra, do të kishim kongresin do ta kishin demokratët dhe senatin do ta mbanin republikanët, kjo ishte e qartë pa filluar zgjedhjet.
Edhe vetë mendohet tani, mbasi bëhen analizat e këtyre zgjedhjeve, mendohet se edhe vetë presidenti Donald Trump, i cili mori përsipër të gjithë atë riskun e këtyre zgjedhjeve dhe udhëheqjen e këtyre zgjedhjeve, edhe, edhe ata e dinin se kjo do të ndodhte, por jo në këtë masë dhe të dënoheshin në këtë masë.
Kur edhe ato pjesët më të rëndësishme ose ato shtete që asnjëherë nuk kishin pësuar ndonjëherë ndonjë goditje të tillë si Teksasi, North Carolina dhe South Carolina, që të dyja, u ndryshuan, pra.
Edhe këtu vijmë tek ajo pra që kjo ishte më shumë një reagim ndëshkues, do të thoja unë, siç e kanë thënë edhe ekspertët, sesa një kthim ideologjik i thellë. Votuesit u zemëruan me çmimet e larta, inflacionin, luftën në Iran dhe me stilin e qeverisjes së Trumpit.
Këtë e tha dhe zëvendëspresidenti. Demokratët e shfrytëzuan këtë zemërim dhe fituan kontrollin e të dyja dhomave të kongresit. Por nëse shkojmë në platformën e tyre, shumica e kandidatëve që fituan nuk janë ekstremistë.
Ata flasin për çmime, shëndetësi dhe kontroll mbi qeverinë, jo për revolucione. Sidoqoftë, brenda Partisë Demokratike ka një krah të majtë që po forcohet, veçanërisht, veçanërisht mes të rinjve dhe në qytetet e mëdha. Kjo përplasje e brendshme do të vazhdojë, Amerika do të mbetet e ndarë, por nuk është ende në duart e ekstremit të majtë.
Pra, retorikat vazhdojnë, dhe ajo që e goditi më tepër, siç tha dhe zëvendëspresidenti, ishte MAGA ose 'America First', e cila mbeti vetëm tek ato deklaratat bombastike të presidentit Trump.
Ndërsa faktikisht gjatë këtyre dy vjetëve, nuk pamë asnjë nga ato deklaratat që bëri gjatë kësaj kohe, me përjashtim të Venezuelës dhe kapjes dhe marrjes së presidentit të Venezuelës, Maduro, Nicolas Maduro, dhe sjelljen këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Asnjë farë ndryshimi nuk ka bërë, nuk pati ndonjë lëvizje, ashtu siç ishin katër vitet e para të 2016-2020’, u shpreh Beqir Sina në SYRI TV.
© SYRI.net
Aktivisti proteston i vetëm: Ku janë partitë e vogla dhe simpatizantët e paguar nga Rama për të larguar opozitën?
VIDEO/ Vasili: Gjykata Kushtetuese po shkel Kushtetutën, ONM-ja ka përfunduar misionin e saj
‘Studentët kërkojnë largimin e Ramës’/ Pano: PD të bashkojë opozitën, duhet një front i përbashkët