Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin

Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin

Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon rreth 14,1 milionë euro transferta të pakushtëzuara nga Buxheti i Shtetit për bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq dhe Konispol. Sipas tabelës së Ministrisë së Financave, Saranda ka shumën më të lartë, me rreth 5,78 milionë euro, e ndjekur nga Finiqi me rreth 3,74 milionë euro. Për Delvinën janë planifikuar rreth 2,46 milionë euro, ndërsa për Konispolin rreth 2,12 milionë euro.

Nga fondi për të katër bashkitë, rreth 7,28 milionë euro janë transfertë e përgjithshme dhe rreth 6,82 milionë euro janë transferta sektoriale. Këto të fundit ndahen sipas shërbimeve që financojnë, nga arsimi dhe mbrojtja nga zjarri te rrugët, ujitja dhe menaxhimi i mbetjeve.

Sarandë

Saranda parashikohet të marrë rreth 2,68 milionë euro transfertë të përgjithshme dhe rreth 3,11 milionë euro transferta sektoriale. Zëri më i madh sektorial është arsimi parashkollor, me rreth 1,06 milionë euro për personelin mësimor dhe stafin mbështetës. Për rritjen e pagave janë planifikuar rreth 725 mijë euro, për menaxhimin e mbetjeve urbane rreth 460 mijë euro dhe për mbrojtjen nga zjarri rreth 430 mijë euro.

Fondet e tjera sektoriale përfshijnë rreth 237 mijë euro për konviktet e arsimit parauniversitar, 88 mijë euro për ujitjen dhe kullimin, 61 mijë euro për arsimin parauniversitar dhe 42 mijë euro për administrimin e pyjeve.

Delvinë

Për Delvinën parashikohen rreth 1,10 milionë euro transfertë e përgjithshme dhe rreth 1,35 milionë euro transferta sektoriale. Pjesa më e madhe e fondeve sektoriale shkon për arsimin parashkollor, me rreth 467 mijë euro, për rritjen e pagave, me rreth 366 mijë euro, dhe për mbrojtjen nga zjarri, me rreth 258 mijë euro.

Projektbuxheti parashikon gjithashtu rreth 138 mijë euro për ujitjen dhe kullimin, 50 mijë euro për rrugët, 42 mijë euro për administrimin e pyjeve dhe 32 mijë euro për arsimin parauniversitar.

Finiq

Finiqi parashikohet të marrë rreth 2,38 milionë euro transfertë të përgjithshme dhe rreth 1,36 milionë euro transferta sektoriale. Zërat më të mëdhenj sektorialë janë rritja e pagave, me rreth 448 mijë euro, dhe mbrojtja nga zjarri, me rreth 397 mijë euro.

Për ujitjen dhe kullimin janë planifikuar rreth 224 mijë euro, për arsimin parashkollor rreth 185 mijë euro, për administrimin e pyjeve rreth 61 mijë euro dhe për rrugët rreth 42 mijë euro.

Konispol

Për Konispolin parashikohen rreth 1,11 milionë euro transfertë e përgjithshme dhe rreth 1,01 milionë euro transferta sektoriale. Për rritjen e pagave janë planifikuar rreth 292 mijë euro, për mbrojtjen nga zjarri rreth 257 mijë euro dhe për arsimin parashkollor rreth 221 mijë euro.

Pjesa tjetër ndahet për ujitjen dhe kullimin, me rreth 150 mijë euro, menaxhimin e mbetjeve urbane, me rreth 34 mijë euro, administrimin e pyjeve, me rreth 28 mijë euro, dhe rrugët, me rreth 26 mijë euro. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.