Dinamo pëson një humbje të papritur në Korçë, ku Skënderbeu triumfoi me rezultatin 2-0, në një ndeshje të vendosur në minutat e fundit të takimit.
Pjesa e dytë ishte e mbushur me episode të diskutueshme, ndërhyrje të VAR-it dhe raste të rëndësishme për të dyja skuadrat. Në minutën e 63-të, Dita pati mundësinë të kalonte Dinamon në avantazh nga pika e bardhë, por portieri Dobjani u tregua protagonist, duke pritur penalltinë.
Pak minuta më vonë, Skënderbeu arriti të dërgonte topin në rrjetë me Nasr, por goli u anulua për pozicion jashtë loje gjatë aksionit, duke shkaktuar protesta të shumta nga vendasit.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 67-të, kur Bismark u rrëzua në zonën e Dinamos pas një ndërhyrjeje të Alhasan. Fillimisht gjyqtari Cjapi nuk akordoi penallti, por pas konsultimit me pamjet e VAR-it ndryshoi vendim.
Nga pika e bardhë, në minutën e 70-të, Nasr nuk gaboi dhe kaloi Skënderbeun në avantazh.
Dinamo u përpoq të reagonte, por në minutën e 85-të mori goditjen përfundimtare. Një top i gjatë në thellësi gjeti Bismarkun, i cili u gjend i vetëm përballë Teqjes dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2-0.
Në minutat e mbetura, blutë nuk arritën të ndryshonin fatin e takimit. Skënderbeu administroi avantazhin dhe festoi një fitore të rëndësishme përpara tifozëve të tij.
Një triumf me vlera të mëdha për korçarët, ndërsa Dinamo largohet nga Korça me një humbje që lë shije të hidhur, sidomos pas mundësisë së humbur nga pika e bardhë.
© SYRI.net
Rrahmani pas barazimit me Lazion: Mund ta fitonim ndeshjen, detajet bënë diferencën
Bezzecchi dominon në Katar, fiton garën e gjashtë sezonale. Marc Marquez i afrohet titullit të dhjetë botëror
Momente frike për Kimi Antonellin në Brazil, piloti i Mercedesit del nga pista gjatë xhirove të provësBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: