SHBA godet anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare ndaj Iranit
Një avion ushtarak amerikan ka goditur anijen e mallrave M/V Huda në Gjirin e Omanit.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), avioni përdori municione precize duke goditur pjesën e pasme të anijes, me qëllim bllokimin e saj.
Anija, e cila valëviste flamurin e Shën Kitsit dhe Nevisit, i ishte afruar një porti iranian dhe po përpiqej të largohej nga zona.
Sipas autoriteteve amerikane, ekuipazhi kishte injoruar paralajmërimet e përsëritura dhe ishte përpjekur disa herë të shkelte bllokadën detare.
Përpara sulmit, forcat amerikane u kishin kërkuar anëtarëve të ekuipazhit të largoheshin nga zonat e synuara.
Në deklaratën e saj, CENTCOM nuk bëri të ditur nëse kishte persona të lënduar apo sa ishte shkalla e dëmeve në anije.




