“50 mijë euro për festimin e Madonnës”, si “Ndrangheta” përdorte festivalin e qytetit për përfitime dhe kontroll territori në Itali

8 Nëntor 2026 | 17:24

Një hetim i Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia në Reggio Calabria ka zbuluar se si organizata kriminale ‘Ndrangheta kishte marrë nën kontroll absolut ngjarjet publike, ekonomike dhe sociale në periferinë e Gallicos, duke përdorur madje edhe festën fetare dhe festimet e Vitit të Ri si mjete për zhvatje dhe financim të klanit.

Në qendër të këtij operacioni, ishte 54-vjeçari Carmelo Giuseppe Cartisano i njohur si “Naos”, i cili sipas drejtësisë italiane është drejtuesi i klanit lokal të Gallicos. Krahas tij, u lëshuan masë sigurie në burg dhe arrest shtëpiak edhe për 39-vjeçarin Antonino Bilardi i njohuri “Antony”, i akuzuar si bashkëpunëtor i tij i ngushtë.

Hetimi zbardh ngjarjet e nisura në pranverën e vitit 2024, gjatë përgatitjeve për 150-vjetorin e festës patronale të Madonna della Grazia, një manifestim i zgjatur në 20 ditë. Në bisedat e përgjuara, Cartisano llogarit buxhetin: “Dyzet e katër mijë euro që nga sot… Dhe unë po përpiqem të festoj njëzet ditë,” – dëgjohet të thotë ai, ndërsa synimi ishte të arrihej shuma e 50 mijë eurove.

Sipas gjykatës, i ashtuquajturi “kontribut vullnetar” nga biznesmenët dhe tregtarët nuk kishte asgjë vullnetare; ai ishte i detyrueshëm dhe shërbente si dëshmi e kontrollit të hekurt të klanit mbi territorin.

Kur vëllai i Cartisanos e paralajmëroi se po hetoheshin për zhvatje, ai sugjeroi që paratë të quheshin thjesht “kontribute”, por metoda mbeti e dhunshme. Biznesmenët që refuzonin përballeshin me kërcënime të drejtpërdrejta: “Nëse ju pëlqen, hipni atje… përndryshe mblidhni gjërat dhe ikni në shtëpi.”

Kontrolli i klanit nuk u ndal te festa e verës. Për festën e Vitit të Ri në Villa Clara, Cartisano dhe Bilardi i vunë syrin një biznesmeni lokal, duke i kërkuar 2,500 euro dhe 15 bileta. Pas negociatave dhe rezistencës së biznesmenit, shuma u ul në 700 euro dhe disa bileta.

Cartisano urdhëronte që biznesmeni të trajtohej keq, duke shtuar se “të burgosurit nuk duan bileta, nuk shkojnë të kërcejnë”, pasi paratë dhe të ardhurat e paligjshme përdoreshin kryesisht për të mbajtur financiarisht bashkëpunëtorët e tyre që ndodheshin në burg.

Madje, në një moment acarimi, vetë bashkëpunëtori i tij Bilardi pranon realitetin gjatë një bisede: “Si quhet në italisht, Është… zhvatje.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tigrat kthehen në Kazakistan pas 80 vjetësh, por jo të gjithë i mirëpresin

Dy tigra tashmë po bredhin nëpër natyrën e egër të Kazakistanit, gati 80 vjet pasi këta grabitqarë u panë për herë të fundit në këtë...
17:11 | 08/11/2026

Përplasen dy trena në jug të Kajros, 4 viktima dhe 88 të plagosur

Dy trena pasagjerësh u përplasën rreth 76 km në jug të Kajros të dielën, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur 88 të...
16:57 | 08/11/2026

Ambasadori britanik në Beograd: Me udhëheqjen e re serbe do të flasim për normalizimin me Kosovën

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Edward Ferguson tha se mirëpret deklaratat e para të përfaqësuesve të Listës Studentore që fitoi zgjedhjet parlamentare në...
16:20 | 08/11/2026