Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Taksisti pronar i dhjetëra kompanive, mashtrim mbi 40 milionë euro me importe nga Kina në Greqi

    Përplasen dy trena në Giza, të paktën 64 të plagosur

    Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Taksisti pronar i dhjetëra kompanive, mashtrim mbi 40 milionë euro me importe nga Kina në Greqi
    Botë

    Taksisti pronar i dhjetëra kompanive, mashtrim mbi 40 milionë euro me importe nga Kina në Greqi

    November 8, 2026
    Screenshot

    Autoritetet gjyqësore në Greqi kanë vendosur të mbajnë të bllokuara llogaritë bankare, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e personave dhe kompanive të përfshira në një skemë të dyshuar mashtrimi me TVSH-në, që ka shkaktuar një dëm prej mbi 40.7 milionë eurosh.

    Sipas gazetës greke Protothema, është zbuluar një rrjet kompanish që dyshohet se përdornin importe nga Kina dhe transaksione fiktive brenda Bashkimit Evropian për të shmangur taksat dhe për të përfituar rimbursime të paligjshme të TVSH-së.

    Skema funksiononte përmes kompanive greke që importonin mallra nga Kina në portin e Pireut. Në dokumente, produktet rezultonin se shiteshin në Bullgari dhe më pas në Itali e Spanjë. Por hetimet zbuluan se disa prej kompanive të paraqitura si blerëse përfundimtare, as i kishin porositur, as i  kishin marrë mallrat.

    Sipas autoriteteve, kompanitë e përfshira dyshohet se përdornin dy procedura doganore për të përfituar nga sistemi i TVSH-së. Në disa raste paguanin tatimin gjatë importit dhe më pas kërkonin rimbursim për shitje fiktive jashtë Greqisë. Në raste të tjera, mallrat deklaroheshin si të destinuara për vende të tjera të BE-së, duke shmangur pagesën e TVSH-së në doganë.

    Nga hetimet rezulton se kompanitë kishin përfituar rreth 8.7 milionë euro rimbursime të TVSH-së, ndërsa dyshohet se kishin shmangur pagesën e të paktën 40 milionë eurove të tjera. Sipas vendimit gjyqësor, dëmi i përllogaritur nga aktiviteti i rrjetit tejkalon 40.7 milionë euro.

    Një nga elementet që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është përfshirja e personave që figuronin si pronarë ose administratorë të dhjetëra kompanive, megjithëse deklaronin të ardhura minimale ose zero.

    Mes tyre është edhe një taksist, i cili, përveç aktivitetit të tij individual, rezultonte administrator ose ortak në biznese të shumta në sektorët e restoranteve, argëtimit dhe shërbimeve, në Athinë, Mykonos dhe zona të tjera të Greqisë. Hetuesit dyshojnë se persona të tillë përdoreshin si pronarë formalë për të fshehur kontrollin real të kompanive.

    Hetimi ka marrë përmasa ndërkombëtare, me të paktën 15 kërkesa bashkëpunimi drejtuar autoriteteve të vendeve evropiane, përfshirë Italinë, Spanjën, Francën dhe Gjermaninë.

    Hetimet e Prokurorisë Evropiane vijojnë për të përcaktuar përgjegjësinë e personave të përfshirë dhe përmasat e plota të skemës së dyshuar të mashtrimit.

    greqi Kina kompanive miliardë pronar taksisti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Taksisti pronar i dhjetëra kompanive, mashtrim mbi 40 milionë euro me importe nga Kina në Greqi

    November 8, 2026

    Përplasen dy trena në Giza, të paktën 64 të plagosur

    November 8, 2026

    Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

    November 8, 2026

    Buxheti 2027/ Llogariten fonde edhe për bashkitë që do të shkrihen. Kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Elbasani

    November 8, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.