Maldini Kacurri shënon në FA Cup, mbrojtësi i Shqipërisë në një moment pozitiv

Maldini Kacurri shënon në FA Cup, mbrojtësi i Shqipërisë në një moment pozitiv

16:25, 08/11/2026

Maldini Kacurri ka lënë gjurmën e tij në FA Cup, duke realizuar golin e parë me fanellën e Grimsby Town. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në përballjen ndaj Stafford, e vlefshme për fazën me eliminim direkt të kompeticionit anglez.

Kacurri ishte protagonist në minutën e 76-të, kur me golin e tij riktheu baraspeshën në fushë, duke mbajtur gjallë shpresat e Grimsby Toën për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër. Pas përfundimit të kohës së rregullt, ndeshja shkoi në shtesa, ku u shënua nga një gol për secilën skuadër. Në ruletën e penalltive ekipi i futbollistit shqiptar u tregua më i saktë duke shënuar tri nga katër gjuajtje, pa qenë e nevojshme të goditej e pesta, ndërsa kundërshtarët gabuan tri herë.

Goli i mbrojtësit shqiptar erdhi pas një goditjeje dënimi. Pas një pasimi të saktë, Kacurri u pozicionua mirë brenda zonës kundërshtare dhe goditi me vendosmëri drejt portës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit të Stafford.

Ky realizim përbën një moment të rëndësishëm për futbollistin, i cili po përpiqet të fitojë gjithnjë e më shumë hapësira në futbollin anglez. Për Kacurrin, goli vjen si një sinjal pozitiv në një periudhë ku paraqitjet e tij janë me rëndësi edhe për perspektivën me përfaqësuesen shqiptare.

Mbrojtësi ka debutuar me Kombëtaren e Shqipërisë në një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit. Ai shihet si një element me potencial të rëndësishëm për të ardhmen e kuqezinjve, ndërsa eksperienca që po fiton në Angli mund të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco