Alphadjo Cisse po kalon një moment fantastik me fanellën e Milanit. Mesfushori i lindur në vitin 2006, i cili festoi në ‘Marassi’ edhe ftesën e parë me Kombëtaren, vazhdon të mahnitë me paraqitjet dhe statistikat e tij, duke hyrë në historinë e klubit kuqezi.
Cisse ishte protagonist në ndeshjen e fundit, duke shënuar golin që zhbllokoi rezultatin ndaj Genoa-s. Ky ishte realizimi i tij i pestë në kampionat dhe i teti në total gjatë këtij sezoni, në 13 ndeshje të zhvilluara deri më tani.
Shifra që kanë bërë që emri i talentit të ri të përmendet krah legjendave të Milanit. Në fakt, Cisse ka arritur një statistikë që e lidh me dy prej sulmuesve më të mëdhenj në historinë e “Djallit”: Filippo Inzaghi dhe Andriy Shevchenko.
Të dy këta futbollistë kishin shënuar nga tetë gola në 13 ndeshjet e tyre të para me fanellën kuqezi, një statistikë që tashmë është barazuar nga mesfushori i ri. Një krahasim që flet qartë për potencialin e tij, edhe pse rruga për të arritur nivelin e dy ikonave të futbollit mbetet e gjatë.
Rekordi absolut në këtë aspekt i përket Mario Balotellit, i cili kishte realizuar plot 12 gola në 13 paraqitjet e para me Milanin.
Paraqitjet e Cisse kanë tërhequr vëmendjen edhe të përzgjedhësit të Kombëtares italiane, Roberto Mancini, i cili ka arsye të buzëqeshë për formën e futbollistit të ri. Ftesa e parë me përfaqësuesen është një tjetër dëshmi e rritjes së tij.
Cisse po shndërrohet në një nga emrat më interesantë të futbollit italian, ndërsa Milani ka arsye të besojë se ka në duar një talent me të ardhme të madhe.
© SYRI.net
Rrëfimi shokues i Matrit: Mendova se kisha SLA-në pas dështimit te Milani, u rrëzova psikologjikisht
UEFA EURO U-17 2027/ Trajneri Armand Dama publikon listën e Shqipërisë për raundin e parë kualifikues
Maldini Kacurri shënon në FA Cup, mbrojtësi i Shqipërisë në një moment pozitivBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: