Skandali i mbetjeve toksike, largohet administratorja e Albchrome

Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë “Albchrome”.

Kapitali ka mësuar se administratorja kryesore e kësaj kompanie, Teuta Üstündağ, është larguar zyrtarisht nga posti i saj duke mbyllur të premten marrëdhëniet me kompaninë.

Të lidhura

None found

Üstündağ ka qenë njeriu më i fuqishëm në Albchrome që nga shtatori i vitit të kaluar, kur u emërua në postin e administratores së parë të kompanisë. Por pas shpërthimit të skandalit të mbetjeve, rreth dy muaj më parë grupi turk Yildirim emëroi një bashkëadministrator të ri në Albchrome, turkun Selim Sevgen, i cili tashmë është drejtuesi real i kompanisë.

Largimi i Üstündağ vjen pikërisht kur një raport i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) dhe IKMT-së e dokumentoi situatën në uzinë si një “katastrofë mjedisore”.

Sipas gjetjeve zyrtare, operatori metalurgjik ka depozituar në mënyrë të paligjshme dhe në ambient të hapur qindra ton mbetje toksike e helmuese, të cilat rrezikojnë seriozisht shëndetin e banorëve të zonës.

Ky përshkallëzim vjen vetëm tre ditë pasi Prokuroria e Elbasanit ndërhyri duke urdhëruar sekuestrimin e menjëhershëm të këtyre mbetjeve të rrezikshme dhe duke hapur një hetim penal të gjerë.

Kontrollet në terren zbuluan mbi 300 tonë pluhur industrial të dëmshëm, të grumbulluar nga filtrat e oxhaqeve, i cili ishte stivuar pa asnjë masë sigurie apo izolimi ndaj agjentëve atmosferikë në qiell të hapur.

Në mes të kësaj situate të rënduar, Teuta Üstündağ, e cila mbante frenat e administrimit të shoqërisë gjatë periudhës kur u zbulua skandali i helmeve, ka lënë detyrën, duke ia dorëzuar stafetën turkur Sevgen.

Organet e akuzës po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë penale të ish-drejtuesve dhe nuk dihet nëse këto lëvizje të fundit në menaxhim janë bërë për të shmangur llogaridhënien përpara ligjit.


Shtuar më 8.11.2026 16:50

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasino siteleri