‘Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar’/ Rriten shqetësimet te Bayerni i Mynihut për Jamal Musialan Alphadjo Cisse po përjeton momente magjike në këtë sezon.
Mesfushori 21 vjeçari i Milanit festoi në mënyrën më të mirë të mundshme grumbullimin për herë të parë me kombëtaren Italiane duke shënuar në sfidën mes kuqezinjve dhe Genoas në Marassi.
Për Cisse, ai i shënuar ndaj skuadrës së De Rossit ishte goli i pestë në kampionat me fanellën e Milanit dhe i 8 në këtë sezon në 13 ndeshje të luajtura deri tani. Janë këto shifra që bëjnë që Cisse të hyjë në historinë e Milanit teksa e shkruan emrin përkrah legjendtave të tilla si Filippo Inzaghi e Andriy Shevchenko, të cilët kanë shënuar 8 gola në 13 ndeshjet e tyre të para me Milanin.
Ai që mban rekodin në këtë aspekt është pikërisht Mario Ballotelli i cili shënoi 12 gola në 13 ndeshjet e para me fanellën kuqezi.
Top Channel