Të paktën katër të vdekur dhe 88 të lënduar nga përplasja e trenave në Egjipt

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 88 të tjerë janë lënduar si pasojë e një përplasjeje trenash pranë Gizës, në Egjipt, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, raporton BBC.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë dërguar 72 autoambulanca për evakuimin e të lënduarve, të cilët më pas janë transportuar në tri spitale të ndryshme.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se po përcjell nga afër gjendjen shëndetësore të të lënduarve, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Ndërkohë, presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka deklaruar se po e përcjell me vëmendje të madhe aksidentin, i cili ndodhi në jug të Kajros.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ka udhëzuar autoritetet shtetërore që të sigurojnë kujdesin e nevojshëm mjekësor për të lënduarit dhe të hetojnë rrethanat e aksidentit.

Al-Sisi ka kërkuar gjithashtu që të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata për të cilët vërtetohet se kanë treguar neglizhencë.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika