Besoni apo jo, presidenti i UFC, Dana White, do të takojë të hënën presidentin e Amerikës, Donald Trump, lidhur me ofertën e këtij të fundit që White të bëhet sekretari i ardhshëm për shtyp i Shtëpisë së Bardhë.
Të shtunën, presidenti Trump ndezi diskutime të zjarrta në komunitetin e arteve marciale mikse (MMA), duke i ofruar ëhite postin e sekretarit për shtyp të SHBA. Shumica menduan se Presidenti Trump po bënte ndonjë shaka apo thjesht po hidhte fjalë pa baza, por White u përgjigj shpejt duke postuar një foto të tij në Zyrën Ovale, shoqëruar me komentin: “Drejt kapitullit tjetër“.
Dana White është mik i vjetër i Presidentit Trump dhe një mbështetës i palëkundur ndër vite, por drejtori ekzekutiv i “Ultimate Fighting Championship” (UFC) nuk ka aspak përvojë politike.
Ai mund të ketë aftësinë për të dominuar një ambient dhe di të kontrollojë se çfarë informacioni u jepet mediave, por a është ëhite vërtet një kandidat i përshtatshëm për postin e sekretarit për shtyp të Shtëpisë së Bardhë?
White, i cili ndodhej në Londër për eventin “Zuffa Boxing 12”, është tashmë rrugës për në Uashington, ku të hënën do të takohet me Presidentin Trump. Në fakt, White planifikon të udhëtojë me avion për të diskutuar mbi ofertën për postin e sekretarit për shtyp.
“Po nisem tani për në Uashington,” u përgjigj ëhite kur u pyet rreth postimit të Presidentit Trump: “Pikërisht tani.”
“Unë kam tashmë shumë detyra,” tha White duke qeshur. “Kemi një takim të hënën, kështu që jam i sigurt se do të kemi më shumë për të diskutuar pas kësaj.”







