Uli Hoeness gjeneron shqetësime në lidhje me gjendjen e Jamal Musialas përmes një interviste të bërë në televizionin bavarez BR.

Presidenti i nderit i Bayernit të Mynihut ngriti dyshimet nëse futbollisti do të kthehet në nivelin e tij më të mirë pas problemeve të tij shëndetësore.

‘Është një situatë e komplikuar, ka një sëmundje që nuk është e lehtë të kurohet, por që mund të kontrollohet deri në një farë pike me mjekime-tha Hoeness- megjithatë, nuk e dimë nëse do të kthehehet të luajë si më parë. Vazhdon të marrë pagën e tij, por imagjinoni sikur Bayerni të ngrejë pikëpyetje për kontratën e tij; rendimenti që mund të shfaqë tani nuk është konform asaj që parashikohet në të’.

Fjalëte Hoeness rezultojnë delikate duke marrë parasysh faktin që Musiala në muajin shkurt të 2025 rinovoi deri në vitin 2030 pas bisedimeve të vështira dhe është një prej futbollistëve më të paguar të skuadrës teksa përfiton një pagë prej 25 milionë eurosh në sezon. 

Futbollisti vuan nga një çrregullim neurologjik funksional, i cili shoqërohet me episode të humbjes së vetëdijes, dhe aktualisht është i dëmtuar. Megjithatë, ai është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës dhe mund të jetë sërish në dispozicion pas ndeshjeve të kombëtareve. Hoeness, sidoqoftë, ka lënë të hapur pikëpyetjen nëse lojtari do të arrijë të rikuperohet plotësisht.

Por Uli Hoeness shfaqi shqetësimin e tij edhe për trajnerin Vincent Kompany që nuk është në pankinë prej dy javësh për shkak të irritimit meningjit.

‘Na shqetëson shumë, edhe pse nuk besoj se është diçka e rëndë-shtoi Hoeness-besoj se ka qenë një grip që nuk u kurua mirë që më pas derivoi në meningjit. Ka shumë stres. Ai punon 12 orë në ditë, 6 ditë në javë. Pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve, brenda 2-3 javësh ai do të kthehet në pankinë’.

Top Channel