SPAK nis hetimet për “Albanian Files”/ Ina Zhupa: Libri që do ta çojë Edi Ramën në burg! Ekspozon Shqipërinë si plaçkë private për interesa klienteliste

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj “Albanian Files”. Zhupa e kishte paralajmëruar se botimi do të shndërrohej në një dosje për SPAK-un dhe do të sillte përgjegjësi për Edi Ramën.

Sipas saj, libri ekspozon 523 projekte të realizuara nga studio ndërkombëtare, përmes të cilave ngrihen pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes, mungesën e konkurrencës së hapur, paracaktimin dhe ligjet e miratuara sipas interesave të investitorëve të privilegjuar.

Të lidhura

None found

Reagimi Ina Zhupës:

Më 24 qershor 2026, kam paraqitur para shqiptarëve librin që, siç e kam thënë që në ditën e prezantimit, do të bëhej dosje për SPAK-un dhe do të sillte përgjegjësi për Edi Ramën.

SPAK ka konfirmuar nisjen e hetimeve për librin “Albanian Files”.

Një botim që ekspozon Shqipërinë private të Edi Ramës: betonin, privilegjet dhe territoret e dhuruara. 523 projekte, të realizuara nga studio ndërkombëtare, që duhen hetuar për mënyrën e përzgjedhjes, mungesën e konkurrencës së hapur, paracaktimin, qepjen e ligjeve me porosi për ta dhe lidhjet mes arkitektëve, investitorëve dhe vendimmarrjes shtetërore.

Territori është trajtuar si plaçkë për t’u ndarë, ndërsa ligjet dhe institucionet janë përdorur për t’iu përshtatur interesave të investitorëve të privilegjuar sipas dëshirave të Edi Ramës.

Prova e SPAK nuk është rregjistrimi i një procedimi por t’i shkojë deri në fund. Nëse hetimi bëhet real, Albanian Files do e çoj Ramën në burg!


Shtuar më 8.11.2026 12:46

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişa