Protesta e tensionuar e një dite më parë nuk u kalua pa shoqërime dhe gjoba. Siç mëson gazetarja Dorjana Bezat, 4 persona janë arrestuar nga policia, 7 të tjerë u proceduan penalisht, ndërsa 12 u gjobitën. Në protestën e së shtunës, tensionet u panë në Ministrinë e Arsimit dhe përpara Kryeministrisë, ku protestuesit përdorën fishekzjarrë, molotovë dhe gurë, ndërsa policia u përgjigj me autobotet e ujit. Njoftimi i policisë: Tiranë/Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe lëndë piroteknike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash; arrestohen 4 shtetas, procedohen penalisht 7 të tjerë.