Katër protestues u arrestuan dhe 7 të tjerë u proceduan penalisht lidhur me tensionet e ndodhura gjatë tubimit të zhvilluar të shtunën. Po ashtu në kuadër të aktit normative të ri u gjobitën 12 protestues, ku njëri prej tyre është gjobitur në vlerën 500 000 lekë. Ndëshkimi më I madh I vendosur gjatë këtyre ditëve. Në pranga sipas uniformave blu përfundoi një 24-vjeçarm dy 19-vjeçar dhe një 34 vjeçar. 24-vjeçarit gjatë kontrollit fizik iu gjet nga ana e agjentëve një sasi kanabis dhe një send metalik shpues, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjetën një send imitues i armës së zjarrit dhe 50 sfera.