Cuadrado u drejtohet tifozëve të Juves: Kërkoj falje që u transferova tek Interi
Në një intervistë për “Tuttosport”, Juan Cuadrado flet për largimin e tij nga Juventusi në vitin 2023 për t’iu bashkuar Interit:
“Allegri do të më kishte mbajtur; madje kishim arritur një marrëveshje verbale (kontratës së kolumbianit po i skadonte afati), por nuk më pëlqeu mënyra se si u zhvillua largimi. Më vjen keq, sepse duke iu bashkuar Interit, dhe në atë kohë nuk e kuptoja plotësisht se sa i ashpër ishte rivaliteti mes dy klubeve, përfundova duke lënduar komunitetin bardhezi, edhe pse pa dashje.
Doja thjesht të luaja; kur je lojtar aktiv, nuk i mendon gjërat gjithmonë deri në fund. Pasi u bashkova me Interin, kuptova se kisha lënduar botën bardhezi”.
Anësori, tashmë 38 vjeç dhe i rikthyer në Kolumbi te Millonarios, shton: “Do të kisha qëndruar; nuk doja të lëndoja askënd. Shpresoj që, me kalimin e kohës, mënyra se si perceptohem të rishqyrtohet. Dua t’u kërkoj ndjesë tifozëve që i kam zhgënjyer; shpresoj se mund të tregojnë mirëkuptim dhe ta lënë pas çdo pakënaqësi që mund të ketë mbetur.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



