Sulmi që shkaktoi 6 të vrarë dhe 16 të plagosur, 3 ditë zie në Poloni/ Autori kishte vrarë më parë motrën, nënën dhe babanë Një avion ushtarak amerikan ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se kishte tentuar të shkelte bllokadën detare të vendosur nga Shtetet e Bashkuara ndaj porteve iraniane.
Ngjarja ndodhi të shtunën, më 7 nëntor, kur forcat amerikane shënjestruan anijen M/V Huda, e cila valëviste flamurin e Shën Kitsit dhe Nevisit. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), avioni përdori municione precize duke goditur pjesën e pasme të anijes, me qëllim bllokimin e saj dhe pamundësimin e vazhdimit të lundrimit.
Sipas versionit të autoriteteve amerikane, anija ishte afruar pranë një porti iranian dhe po përpiqej të largohej nga zona, në kundërshtim me bllokadën detare. CENTCOM pretendon se ekuipazhi kishte injoruar disa paralajmërime të përsëritura nga forcat amerikane dhe se anija kishte tentuar disa herë të shkelte kufizimet e vendosura.
Footage likely from the MV HUDA in the Gulf of Oman. CENTCOM earlier mentioned to having disabled the vessel off the water of Khor Fakkan.
Contributed by @live_ais_com https://t.co/nbYiRzNcEV
— Open Source Intel (@Osint613) November 8, 2026
Përpara ndërhyrjes, forcat amerikane i kishin urdhëruar anëtarët e ekuipazhit të largoheshin nga zonat që do të goditeshin. Megjithatë, në deklaratën e saj, CENTCOM nuk dha detaje nëse kishte persona të plagosur apo sa i madh ishte dëmi i shkaktuar në anije.
A few hours ago, CENTCOM announced that it had conducted airstrikes against the M/V Huda in the Gulf of Oman, which had attempted to break the American naval blockade of Iranian ports.
Notably, the last time U.S. forces disabled an Iranian vessel prior to today was on July 15. https://t.co/GT3fNUko8K
— MoloMonitor 🇮🇹 (@MoloWarMonitor) November 7, 2026
Në raportin e publikuar, komanda amerikane bëri të ditur se 147 anije tregtare u janë bindur urdhrave të forcave amerikane dhe kanë ndryshuar kursin, ndërsa pesë të tjera janë ndaluar pasi kanë refuzuar të zbatojnë udhëzimet.
CENTCOM deklaroi gjithashtu se më herët kishte shkatërruar dhjetë cisterna iraniane, të cilat i lidh me një rrjet të Gardës Revolucionare të Iranit.
Goditja ndaj anijes M/V Huda është sulmi i parë i njoftuar nga SHBA-ja ndaj një anijeje mallrash në këtë zonë pas gati një muaji. Më 10 tetor, forcat amerikane goditën cisternën Ocean Molica në Gjirin e Omanit, e cila, sipas pretendimeve të Uashingtonit, kishte lundruar gjithashtu nga një port iranian.
Ndërkohë, sipas një vlerësimi të CENTCOM-it, bllokada detare ka penguar eksportet iraniane të naftës bruto me një vlerë që tejkalon 25 miliardë dollarë. Ky pretendim i autoriteteve amerikane nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Top Channel