Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, të paktën 21 viktima
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pasi një varkë që transportonte emigrantë u përmbys në brigjet e Senegalit. Autoritetet kanë konfirmuar viktimat, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për gjetjen e personave të tjerë.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme të Senegalit, të publikuar të dielën, varka e njohur si pirogë hasi vështirësi në zonën e Kébémerit, në veriperëndim të vendit.
Deri më tani, ekipet e shpëtimit kanë gjetur vetëm një person të mbijetuar, ndërsa kërkimet në det vijojnë.
Në reagimin zyrtar, qeveria senegaleze shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe nderoi kujtimin e personave që humbën jetën në këtë tragjedi.
Gjithashtu, autoritetet riafirmuan angazhimin për të luftuar rrjetet e trafikimit dhe kontrabandës së emigrantëve, duke theksuar se do të bashkëpunojnë edhe me vendet fqinje për të parandaluar ngjarje të tilla.
Ndërkohë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se rruga e Atlantikut mbetet një nga itineraret më të rrezikshme për emigrantët nga Afrika Perëndimore që synojnë të mbërrijnë në Evropë.
Sipas organizatës, shtimi i kontrolleve në pikat tradicionale të nisjes në Senegal, Marok dhe Mauritani ka bërë që gjithnjë e më shumë emigrantë të kërkojnë rrugë alternative, përfshirë nisjen nga vende më në jug, si Gambia.
Këto itinerare mund të zgjasin udhëtimin detar deri në rreth 2 200 kilometra, duke i ekspozuar emigrantët ndaj qëndrimeve më të gjata në det, kushteve të vështira atmosferike dhe rrezikut të mbytjes, dehidratimit apo zhdukjes.
Tragjedia e fundit rikthen në vëmendje rreziqet e mëdha me të cilat përballen emigrantët që tentojnë të kalojnë Oqeanin Atlantik drejt Evropës.
Aksident tragjik në Kroaci, autobusi me përmbyset në autostradë, dy të vdekur dhe 33 të plagosur
Zjarr në një anije mallrash në Gjirin e Omanit, shpëtohen 22 persona
Izraeli drejt ndryshimit të pushtetit? Pasi Eisenkot mori mandatin për formimin e qeverisë, Netanyahu rrezikon postin
- 11:13 Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë. Njëri prej tyre mbante kanabis, mjet shpues dhe imitim arme zjarri
- 10:57 Aksident tragjik në Kroaci, autobusi me përmbyset në autostradë, dy të vdekur dhe 33 të plagosur
- 09:54 Zjarr në një anije mallrash në Gjirin e Omanit, shpëtohen 22 persona
- 09:32 Izraeli drejt ndryshimit të pushtetit? Pasi Eisenkot mori mandatin për formimin e qeverisë, Netanyahu rrezikon postin
- 09:16 Humbi jetën pas një ataku kardiak, mijëra tifozë i japin lamtumirën sulmuesit spanjoll Jesus de Miguel
- 09:07 Pas masakrës në Krakow ku mbetën 6 të vdekur, u gjetën edhe 3 trupa të tjerë në shtëpinë e të dyshuarit