Aksident tragjik në Kroaci, autobusi me përmbyset në autostradë, dy të vdekur dhe 33 të plagosur

8 Nëntor 2026 | 10:57

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 33 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor në Kroaci, ku një autobus u përplas me barrierën e sigurisë dhe u përmbys në autostradë.

Media kroate HRT, ka publikuar informacione nga policia dhe ekipet e emergjencës ku thuhet se autobusi, i cili ishte i mbushur me pasagjerë dhe po udhëtonte drejt Zagrebit, doli nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore, duke përfunduar i përmbysur.

Komandanti i zjarrfikësve të qarkut të Zagrebit, Dario Kezeric, bëri të ditur se rreth 33 persona kanë mbetur të plagosur, gjashtë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin 33 pasagjerë dhe dy drejtues mjeti. Sipas informacioneve paraprake, autobusi kishte targa serbe.

Autoritetet kroate kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në një anije mallrash në Gjirin e Omanit, shpëtohen 22 persona

Garda Kombëtare e Emirateve të Bashkuara Arabe ka shpëtuar 22 persona pasi një zjarr shpërtheu në bordin e një anijeje mallrash në Gjirin e Omanit....
09:54 | 08/11/2026

Izraeli drejt ndryshimit të pushtetit? Pasi Eisenkot mori mandatin për formimin e qeverisë, Netanyahu rrezikon postin

Një goditje politike për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka vendosur t’i besojë rivalit të tij kryesor, Gadi Eisenkot, mandatin për...
09:32 | 08/11/2026

Pas masakrës në Krakow ku mbetën 6 të vdekur, u gjetën edhe 3 trupa të tjerë në shtëpinë e të dyshuarit

Policia polake vijon hetimet për zbardhjen e plotë të sulmit të përgjakshëm me armë zjarri në qytetin e Krakovit, ku gjashtë persona humbën jetën dhe...
09:07 | 08/11/2026