Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në polici të shtunën

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë ditës së shtunë, më 7 nëntor.

Sipas raportit policor, rastet janë evidentuar në Podujevë, Prishtinë, Pejë, Klinë, Gjakovë dhe Leposaviq.

Në disa prej rasteve të raportuara janë evidentuar sulme fizike dhe dhunë psikike.

Ndërkohë, disa nga personat e dyshuar janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 07.11.2026 – 13:00. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua, të dyshuar kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të dyshuarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 07.11.2026-14:35. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 07.11.2026–09:45. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua të dyshuarit kosovarë  pasi që kishin pasur një mosmarrëveshje në mes tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari (burri) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara (gruaja) është liruar në procedurë të rregullt.

Klinë 07.11.2026-18:10. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën f/k (bashkëshorten, respektivisht njerkën). Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuari me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

DHUNE NË FAMILJE

Gjakovë 07.11.2026–10:50. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që ka shqetësuar bashkëshorten e tij viktimën f/k, e cila që një kohë nuk jeton me të. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 07.11.2026-20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar ( familjar) pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë psikike dhe fyerje ndaj njëri tjetrit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

DHUNE NË FAMILJE

Leposaviq 07.11.2026–08:20. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika