Një shtetas i huaj është lënduar me thikë pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër në Malishevë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 10:00, ndërsa i dyshuari kosovar është arrestuar.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ku sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Edhe i dyshuari tjetër ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari kosovar është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasi i huaj është liruar në procedurë të rregullt.