Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për para të falsifikuara në Preoc të Graçanicës.

Sipas raportit policor, më 27 tetor 2026, në një bankë janë deponuar nga klientë të ndryshëm gjithsej 210 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.


Paratë janë sekuestruar nga organet kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me personat që kanë deponuar paratë e dyshuara. /Telegrafi/