Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Talenti që e do Realin: Dua ta fitoj “Topin e Artë”

JJ Gabriel

Superylli i Manchester Unitedit që dëshiron kalimin te Real Madridi, JJ Gabriel, ka shfaqur ambicien e tij për të ardhmen. 

Sulmuesi 16-vjeçar ka kërkuar largimin nga “djajtë e kuq” për te klubi i madh spanjoll dhe marrëveshja është afër finalizimit. 

Ai aktualisht është duke punuar në Madrid me një trajner personal, dhe praktikisht e ka konfirmuar transferimin në një intervistë dhënë për mediumin spanjoll “Marca”. 

Kalimi i tij në Spanjë pritet të finalizohet në janar. 

“Ëndrra ime është ta fitoj ‘Topin e Artë’”, ka shpjeguar talenti i ri, që shënoi “hat-trick” për Unitedin në “UEFA Youth League”, vetëm pak ditë pasi kërkoi largimin nga klubi. 

Edhe Alvarezi kërkon falje për komentet për Barcelonën Futboll Alvarezi kërkon falje për komentet për Barcelonën

Gabrieli e ka thyer rekordin si futbollisti më i ri i Unitedit që luan për grupmoshën U18. 

Si 14-vjeçar, ai madje kishte shënuar dy gola. Ka luajtur dhe ka shënuar gol edhe për U21 të Manchester Unitedit.