Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Superasistimet e Grudës konfirmojnë formën e mirë

Brajan Gruda

Brajan Gruda u ftua nga përzgjedhësi Jurgen Klopp për dy ndeshjet e Gjermanisë në Ligën e Kombeve. 

Dhe ai menjëherë të shtunën e konfirmoi se po kalon formë shumë të mirë. 

Gruda të shtunën me Leipzigun asistoi dy herë brenda dy minutash, në përmbysjen e rezultatit ndaj Augsburgut. 

Leipzigu ishte duke humbur që nga minuta e parë 1:0. 

Megjithatë, Gruda me lëvizje shumë të mira afër zonës, asistoi fillimisht në minutën e 33-të për Ezechiel Banzuzin, dhe dy minuta më vonë për Christopher Nkunkun.

Asistimi i parë:

Asistimi i dytë:

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

8 o. më parë / 7 nën 2026 17:32
Brajan Gruda

Brajan Gruda e përfundoi me sukses ndeshjen e fundit në nivel klubesh, para se t’i bashkohet Gjermanisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. 

Gruda asistoi në humbjen 3:2 të Leipzigut në Ligën e Kampionëve në mesjavë, ndërsa të shtunën në Bundesligë kontribuoi me dy asistime tjera për skuadrën gjermane. 

Leipzigu fitoi thellë 5:2 ndaj Augsburgut, në xhiron e nëntë. 

Mesfushori 22-vjeçar kontribuoi në kthimin e rezultatit nga disavantazhi 1:0, në 2:1. 

Ai asistoi fillimisht për 1:1 në minutën e 33-të, ndërsa dy minuta më vonë regjistroi tjetër asistim të bukur për 2:1. 

Luajti deri në minutën e 65-të. 

Gjermania më 13 nëntor luan në udhëtim te Serbia, ndërsa më 16 nëntor e pret Holandën. Gruda pritet ta fitojë rastin për herën e parë. Mungoi në grumbullimin e kaluar shkaku i lëndimit. 

Të shtunën në humbjen e thellë të Augsburgut vetëm në pjesën e parë luajti Arijon Ibrahimoviqi. Ibrahimoviq të premten u ftua nga Gjermania U21 për ndeshjet miqësore ndaj Belgjikës dhe Kroacisë. 

Leipzigu i ka 18 pikë pas nëntë ndeshjeve. Augsburgu mbetet me nëntë pikë.