Luftë në zonën e ftohtë është bërë tepër enigmatike, pas 3 dueleve të ditës së sotme. Fitoret e Partizanit dhe Vllaznisë si dhe triumfi i Tiranës ndaj Teutës, ka bërë që diferenca e vendit të fundit me vendin e pestë të jetë vetëm 4 pikë.
Ndërkohë Vora e vendit të gjashtë ka një diferencë prej vetëm 2 pikësh me Partizanin e vendit të fundit. Kujtojmë që kjo javë e 11-të, mbyllet me dy duelet e ditës së nesërme, Dinamo-Skënderbeu dhe Egnatia-Vora.
RENDITJA:

