Berisha: Gjobat e narkoshtetit do t’u rikthehen atyre me vlerë 3 herë më të lartë
Në komunikimin e tij, Berisha theksoi gjithashtu se gjobat me të cilat qeveria kërcënon protestuesit do t’i paguajnë pushtetarët, të cilët, sipas tij, do të dëmshpërblejnë qytetarët me një vlerë tri herë më të lartë.
Më tej, kryedemokrati ka bërë thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar.
“Shpreh mirënjohje shumë të thellë për studentët dhe qytetarët, për pjesëmarrjen e tyre të madhe, për trimërinë, rekordet e reja të trimërisë që treguan në përballjen dhëmb për dhëmb me mercenarët e Edi Ramës.
Kërkoj lirimin e menjëhershëm të studentëve dhe qytetarëve të ndaluar në komisariate.
Garantoj çdo student dhe qytetar se gjobat e narkoshtetit do t’u rikthehen atyre me vlerë tre herë më të lartë, por edhe gjobvënësi që vë firmën e tij, do të paguajë shumë shtrenjtë atë firmë që vendos.
U rikujtoj atyre që marrin aktin antikushtetues të firmosjes së firmave, mos kryeni krime të tilla se dhe penalisht mund të ndiqeni, paçka se absolutisht me rrogat tuaja, me të ardhurat tuaja, do të dëmshpërblehen të gjithë ata që keni ndëshkuar.
Sot u faktua se protestuesit, studentët dhe qytetarët në revoltën e tyre paqësore, u provokuan në mënyrë të përsëritur nga policia, e cila vepron me një skenar kriminal ndaj revoltës studentore”, tha Berisha.




