Një fushë futbolli në vetëm një sekondë: hiper-vetura elektrike që theu rekordin e shpejtësisë

Një rekord që për vite me radhë dukej i paarritshëm është thyer nga Kina, duke sfiduar gjigantët e industrisë së automobilave.

Yangwang U9 Xtreme, hiper-vetura elektrike e markës luksoze të BYD-së, regjistroi shpejtësinë 503.17 km/h. Ajo u bë kështu vetura e parë e prodhimit serik që kalon zyrtarisht kufirin prej 500 km/h.

Të lidhura

None found

Në timon ishte piloti gjerman Marc Basseng kur rekordi u vendos më 1 nëntor, në një segment të mbyllur autostrade në Abu Dhabi. Arritja u njoh nga FIA dhe Guinness World Records.

Katër motorët elektrikë të U9 Xtreme prodhojnë së bashku mbi 3,000 kuaj fuqi. Teknologjia e saj përfshin gjithashtu një sistem elektrik 1,200 voltësh dhe baterinë Blade të BYD-së.

Për krahasim, Bugatti Chiron Super Sport 300+ kishte regjistruar 490.48 km/h në vitin 2019.

BYD synon të prodhojë vetëm 30 ekzemplarë të kësaj hiper-veture. Rekordi tregon se Kina po u bën konkurrencë emrave më të mëdhenj të automobilizmit edhe për shpejtësinë.


Shtuar më 7.11.2026 20:19

Tags: ,
Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş