Këngëtarja Fifi ka konfirmuar se është shtatzënë për herë të dytë.
Me një video komike, ajo ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit, duke konfirmuar kështu se familja e saj do të zgjerohet.
"Mos më shqetësoni se kam gajlet e mia, më duket se jam shtatzënë", thotë ajo.
Kujtojmë se Fifi u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të saj, Theo Mal, i cili ia zbukuroi jetën. Fifi duket se po e shijon çdo moment të kësaj periudhe të re, e cila do t’i sjellë shumë gëzim dhe lumturi.





Komente
Komento