Enes Brahimi është vetëm 13 vjeç, por falë pasionit për kalërimin dhe përkushtimit për sportin e hipizmit, ka marrë disa çmime të rëndësishme, ndërsa është regjistruar edhe në Federatën Ndërkombëtare të Hipizmit. Sot, ai festoi dy trofe që i mori njëherazi në garën e Kupës së Republikës. Falë disiplinës, saktësisë në kapërcimin e pengesave dhe shpejtësisë, ai doli në vend të parë në kategoritë për të rinj dhe për të rritur. Hipizimi është një nga sported më të veçanta, ku forca dhe elegance ndërthuren në një harmoni të rrallë mes njeriut dhe kafshës. Në garë, kali bëhet pjesë e pandarë e çdo lëvizje dhe rezultati të garuesit. Dhe duket se Enes ia ka dalë të gjejë sekretin e komunikimit me Loris, me të cilin stërvitet çdo ditë.